Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Garazhi i Hysajt kushton 900 mijë euro, luksi i mbrojtësit shqiptar tërheq vëmendjen e mediave italiane

Garazhi i Hysajt kushton 900 mijë euro, luksi i mbrojtësit shqiptar

Me rritjen e nivelit të tij në fushën e lojës, Elseid Hysaj ka mundur të rrisë edhe zerot në llogarinë e tij bankare. 

Mbrojtësi shqiptar ka përfituar të ardhura të konsiderueshme me kontratat e tij te Napoli dhe Lacio, duke mos i kursyer vetes luksin në jetën e përditshme. 

Përpos futbollit, shkodrani ka edhe një pasion për makinat. Garazhi i Elseid Hysajt është i mbushur me vetura luksoze, që në total kapin shifrën e 900 mijë eurove. 

Makinat e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, të cilat kanë shkruar për pasurinë që gjendet në garazhin e lojtarit të Lacios. 

“Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” tregojnë se Hysaj zotëron një flotë vërtetë të shtrenjtë makinash, e cila përbëhet nga një Ferrari 458 (206 mijë euro), Mercedes G-Class AMG (187 mijë euro), Jeep Wrangler (84.290 euro) dhe Lamborghini Aventador Svj (430.730 euro).

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore