Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gara në Moskë/ Qerimaj renditet në vendin e tretë, Godelli tërhiqet nga gara

Gara në Moskë/ Qerimaj renditet në vendin e tretë, Godelli

Në Moskë po zhvillohet Kampionati i Peshëngritjes dhe Erkand Qerimaj ka mundur të dalë në vendin e tretë dhe pse i dëmtuar. Ndërsa Daniel Godelli është dëmtuar dhe është tërhequr nga gara.

Sportisti shqiptar, i cili garon në peshën 81 kg, që në provën e dytë e pësoi. Ndërsa në një tentativë për të ngritur 152 kg në stilin e shkëputjes, Godelli u dëmtua dhe më pas mjekët panë gjendjen e tij. Ka qenë e pamundur që ai të garonte sërish dhe aventura e tij në Europian mbyllet jo sikur ai dëshironte.

Nga ana tjetër Qerimaj arriti të bëjë mjaft mirë në stilin e shkëputjes në Baterinë B, teksa në tre provat arriti të ngrejë, 150 kg, 154 kg dhe 156 kg. Në këtë garë shkodrani u rendit i treti, ndërsa ndryshe ishte situata në stilin e shtytjes, teksa ja doli në tentativën e parë me 180 kg, dhe dështoi në dy tjerat me 184 kg dhe 185 kg. Pas përfundimit, shkodrani shkroi në rrjetet sociale se ia doli të fitonte edhe pse i dëmtuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore