Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gara e pazakontë e Azerbajxhanit, Max Verstapenit i ikën fitorja nga duart; aksidentohet edhe Hamilton

Gara e pazakontë e Azerbajxhanit, Max Verstapenit i ikën fitorja nga

Max Verstappen i rrëshkiti fitorja nga duart në një fund dramatik të garës për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, që pa gjithashtu edhe Hamiltonin që të shpërdorojë një mundësi të mirë për të rimarrë kreun e klasifikimit për pilotë.

Sergio Perez fitoi garën, duke lënë pas Sebastian Vettel me Aston Martin dhe Alpha Taurin e Pierre Gasly, që i parakaloi dy xhiro nga fundi.

Verstappen u aksidentua pesë xhiro nga fundi i garës, kur po kryesonte i shkëputur nga të tjerët. Aksidenti i dha kryesimin Perezit e pas tij Hamilton. Por, edhe britaniku pësoi gjithashtu një aksident, duke lënë të qetë Perezin të kalonte vijën e finishit.

Këto ndodhi të pazakonta në këtë garë do të thotë se nuk ndryshojnë tabelën e klasifikimit për pilotë, ku i parë mbetet Max Verstappen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore