Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

'Gafa' me gomat gjatë garës së fundit/ Ish-piloti holandez ironizon Ferrarin: Nuk po gatuajmë spageti

'Gafa' me gomat gjatë garës së fundit/ Ish-piloti

Gara e çmimit të madh të Holandës, ishte për t’u harruar për Ferrarin, e veçanërisht për Carlo Sainz, për shkak të incidentit të ndodhur gjatë një ndalese në pit-stop, ku ekipi i skuadrës italiane harroi të merrte një nga gomat e makinës, duke bërë që piloti spanjoll të vonohej për 12.8 sekonda.

Për këtë rast ka reaguar dhe ish-piloti i holandez i rally, Tim Koronel, i cili ka ironizuar keq “kokëkuqen”.

“Po garojnë në Formula 1, nuk po gatuajnë spageti. A flasin të gjithë italisht aty? Të gjithë ne e dimë që duhen katër goma për t’u ndërruar në pit-stop. E habitshme si mund të harrosh gomën e pasme. Edhe nëse pit-stopi ishte i paparalajmëruar, sërish skuadra duhet të ishte e gjitha gati”, ishin fjalët e Koronel.

Gara tjetër do të jetë ajo e shtëpisë për Ferrari, në Monza, nga e cila të gjithë presin një rezultat pozitiv. Skuderia italiane duket se e ka humbur garën për titullin kampion dhe tashmë është në rrezik për të humbur dhe vendin e dytë për konstruktor nga Mercedes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore