
Gafa e madhe e Lazios/ Pagoi tek ekipi i gabuar transferimet e dy lojtarëve
Klubi italian, Lazio, ka rrëfyer se ka përzier klubin Sporting Braga me Sporting Lisbonën në llogaritë e tyre zyrtare financiare, duke paguar gabimisht shifrën e transferimit për lojtarin Pedro Neto.
Gabimi i jashtëzakonshëm u konfirmua përmes postës elektronike për gazetën angleze The Guardian nga sekretari i përgjithshëm Armando Calveri.
“Do të doja të sqaroja se Lazio bleu të dy lojtarët (Pedro Neto dhe Bruno Jordao) nga Sporting Braga dhe jo nga Sporting Lisbona”, ka treguar fillimisht Calveri.
“Fatkeqësisht, ishte një gabim i bërë nga departamenti ynë financiar që u mashtrua nga emrat e ngjashëm të klubeve. Siç e dini mirë, Sporting Lisbona kurrë nuk regjistroi lojtarët. Ne do të rregullojmë bilancet tona duke specifikuar shënimet në lidhje me dy rastet”.
Duket sikur gabimi ishte thjesht një gabim i shkruar në llogari dhe paratë nuk shkuan te Sporting Lisbona.
Gazeta gjithashtu pyeti për një mospërputhje midis shifrave të listuara për transferimin nga Braga dhe Lazio, për lojtarin i cili që atëherë është transferuar në Wolverhampton Wanderers.


Juves nuk i mjafton Ronaldo, ngec në Verona
Historia e plotë >
Tirana fiton derbin e Shqipërisë dhe ndez kampionatin
Historia e plotë >
Cassano: Ronaldo s’ka lidhje me idetë e Pirlos
Historia e plotë >




BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >