Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogave të forta në Durrës

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogave të forta në

Autoritetet në Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V. 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën "Aleksandër Goga" shtetasi J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vëndin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatëe celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore