Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gabimi i dyfishtë i Hysajt na ndëshkon, rifillon ndeshja

Gabimi i dyfishtë i Hysajt na ndëshkon, rifillon ndeshja

Deri në minutën e 76 të takimit, mbrojtja e Shqipërisë ja doli mbanë që të neutralizojë Lewandovskin dhe Buksan.

Por, një gabim i dyfishtë i Elseid Hysajt u kushtoi rëndë kuqezinjëve. Mbrojtësi i anësor i Lacios fillimisht e mbajti topin më shumë seç duhet në një zonë të rrezikshme, ku polakët përfituan për t’ja rrëmbyer dhe nisur aksionin.

Topi i marrë prej Hysajt u kalua në krahun e djathtë te Klich. Ky i fundit futi një kros në zonë, ku gjeti në krahun tjetër Swiderski-n që godet menjëherë dhe topi përfundon në rrjetë.

Goli u shënua në shtyllën e parë të portës, ndërkohë që në atë pozicion, Swiderski duhej të ishte markuar pikërisht nga Hysaj.

Ndeshja rifilloi pas rreth 15 minutash ndërprerje me këshillimin e tifozerisë se me incidentin më të vogël ajo do të ndërpritet përfundimisht nga gjyqtari i takimit, francezi Turpin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore