Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Fytyra e mbuluar nga gjaku/ Dëmtimi horror i Ronaldos, momenti kur portieri çek i thyen hundën (VIDEO)

Fytyra e mbuluar nga gjaku/ Dëmtimi horror i Ronaldos, momenti kur portieri

Portugalia u përball mbrëmjen e djeshme me kombëtaren çeke të futbollit, në kuadër të zhvillimit të ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Siç pritej, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi ylli Cristiano Ronaldo, megjithatë këtë herë jo duke shënuar gol. Vetëm pas 12 minutash në lojë, 37-vjeçari pësoi një dëmtim të frikshëm, teksa fytyra e tij u mbulua nga gjaku.

Gjithçka ndodhi në zonën e Çekisë, kur Ronaldo kërceu për një goditje me kokë, por portieri Vaclik gjithashtu reagoi shpejt dhe dyshja u përplasën.

Ronaldo e pësoi shumë më keq se portieri, i cili u ngrit me lehtësi pas përplasjes. Portugezi pësoi një dëmtim në hundën e tij që u duk se do ta linte jashtë fushës, megjithatë ai arriti të kthehej në fushë dhe të drejtonte skuadrën drejt fitores së thellë, 4 me 0. Golat u shënuan nga Diogo Dalot me dopietë, Bruno Fernandes dhe Diego Jota.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore