
Futbolli shqiptar në "hall"/ Përmbyten fushat, shtyhen kategoria e parë dhe e dytë
Kategoria e Parë dhe e Dytë e futbollit shqiptar janë shtyrë. Edhe pse ishte programuar që këtë javë të riniste futbolli inferior, FSHF-ja ka dalë me një vendim të beftë. Shirat e dendur që kanë rënë në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë javës së fundit, kanë përmbytur pjesën dërrmuese të stadiumeve.
Të vetmet impiante që kanë “shpëtuar”, janë ato me bar sintetik. Të gjitha të tjerat me bar natyral janë rënduar dhe është e pamundur që ekipet të zbresin në fushë për të luajtur javën e 10-të dhe atë të 9-të në të dyja ligat.
Janë të paktën 23 klube që janë vënë në hall, ndaj Komiteti Ekzekutiv ka dalë në këtë vendim. Rifillimi është pezull, pasi gjithçka varet prej kushteve atmosferike.
Nisja me vonesë e sezonit futbollistik në Shqipëri po jep pasojat e veta. FSHF-ja nuk i ka bërë aspak mirë llogaritë me bojkotin që zgjati më shumë se dy muaj. Vendimi që mori Liga Profesioniste, preku edhe Kategorinë e Parë e të Dytë, raporton Panorama.
Në një kohë që këto kampionate mund të kishin nisur që në fund të gushtit apo në nisje të shtatorit, startuan në nëntor. Duke mos ditur kur do të përmirësohet moti, edhe inferiorja duhet të parapërgatitet për ngjeshje ndeshjesh.

Inter mposht me meritë Juventus, Ronaldo në hije (video)
Historia e plotë >
Video/ Nuk ka gola në duelin Liverpool-Manchester United
Historia e plotë >

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë
Historia e plotë >


Napoli shkatërron Fiorentinën 6-0, Hysaj titullar në skuadrën e tij
Historia e plotë >

CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
SHBA monitoron ujrat e zeza për të matur përhapjen e koronavirusit

Licencimi për testet e Covid, Llajo: Është një vendim i vonuar në Shqipëri

Shifrat e infektimeve nga Covid/ 20% e testeve në Shqipëri pozitivë, në Kosovë 50%
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
