Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Futbolli anglez në zi, ish-mesfushori mbytet në liqen

Futbolli anglez në zi, ish-mesfushori mbytet në liqen

Ish-futbollisti i Nottingham Forest, Derrick Otim ka vdekur në moshën 24-vjeçare pasi është mbytur në një liqen në Shtetet e Bashkuara.

Mesfushori anglez i lindur në Ganë u mbyt në liqenin Keovee në Karolinën e Jugut, raportojnë mediat amerikane.

Homazhe për lojtarin ka bërë edhe ish-klubi i tij, Nottingham Forest si dhe shokët e ekipit që e përshkruajnë atë si një person të mrekullueshëm që gjithmonë sillte buzëqeshje tek kushdo.

“Jemi të hidhuruar t’ju japim lajmin se ish-lojtari ynë Derrick Otim është ndarë nga jeta. Ngushëllimet tona shkojnë për familjarët dhe miqtë e tij në një moment kaq tragjik,” shkruan klubi i Nottingham.

Ndërsa ish-shoku i skodarës, Matty Cash, shkroi në rrjetet sociale: “U prefsh në paqe mik, nuk e besoj këtë që po shkruaj”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore