Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Futbollisti shqiptar rrëfen përjetimin pas infektimit me COVID-19: Frika që kisha për familjen

Futbollisti shqiptar rrëfen përjetimin pas infektimit me COVID-19:

Valon Behrami pranon se ishte i frikësuar pasi Genoa u godit nga një valë e madhe infektimesh nga COVID-19 që preku 22 persona, duke përfshirë edhe lojtarin shqiptar.

Kishte 17 lojtarë që dolën pozitivë me Coronavirus në klub, duke i detyruar ata që të shtynin ndeshjen e tyre kundër Torinos.

“Ne nuk mund të ndihemi fajtorë për infektimin me virus, pasi puna jonë përfshin kontaktin me sportin dhe udhëtimet, kështu që mund të ndodhë me këdo”.

“Ishin ditë të vështira dhe ndërsa unë fizikisht duhej të kthehesha në rrugën e duhur pas një dëmtimi, mendërisht kjo ishte një përvojë krejt tjetër”.

“Isha i trembur. Ekziston frika se mos jeni mirë, mos infektoni të dashurit tuaj, sepse të jesh futbollist në atë moment nuk është shqetësimi yt i parë ”.

Kujtojmë se Valon Behrami u shërua plotësisht nga Coronavirus dhe do të jetë i gatshëm që të luajë për Genoan.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore