Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Frikë të Manchester United/ Helmohen futbollistet dhe pjesëtarët e stafit, 12 persona mungojnë...

Frikë të Manchester United/ Helmohen futbollistet dhe

Futbollistët e Mançester United dhe stafi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi pas transfertës së tyre të Ligës së Evropës në Moldavi.

Skuadra e Erik ten Hagut udhëtoi drejt Kishinaut për të luajtur ndeshjen e javës së dytë të kompeticionit europian kundër Sherif Tiraspolit të enjten, ku fituan 2-0 falë golave të Sancho dhe Cristiano Ronaldos. Skuadra u kthye në Mançester më pas me një avion privat dhe “The Sun” ka zbuluar se shumë prej pjesëtareve të ekipit shfaqën probleme shëndetësore ditën e premte.

Deri në 12 pjesëtarë të klubit, futbollistë dhe staf, munguan në stërvitjen e ditës së premte, ndërsa disa të tjerë nuk ishin të pranishëm as ditën e shtunë.

United dyshoi menjëherë se shkaku ishte një helmim nga ushqimi, por nuk janë të sigurt nëse bëhet fjalë për atë që konsumuan në Moldavi ose në avion duke u kthyer.

“Djajtë e kuq” nuk luajtën gjatë fundjavës pasi ndeshja e tyre e së dielës kundër Lidsit në Premier Ligë, u shty për shkak të mungesës së forcave policore të angazhuara në ceremoninë e funeralit të mbretëreshës.

Nuk ka shumë informacione se sa problematike do të ishte situata me personat e helmuar nëse ndeshja do të ishte luajtur. Disa prej lojtarëve që munguan në stërvitje ditën e premte u rikthyen të shtunën, por më pas situata e të gjithëve u përmirësua dhe ata mundën të nisen në grumbullimet me kombëtaret e tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore