Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

FOTOT/ Tirana vishet kuqezi! Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnë në stadium nën masa të rrepta sigurie

FOTOT/ Tirana vishet kuqezi!  Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnë

Tirana është veshur e gjitha kuqezi, ndërsa atmosfera në prag të ndeshjes së Kombëtares është ndezur.

Stadiumi “Air Albania” po mbushet nga tifozë shqiptarë, por dhe polakë, ndërsa të dy tifozeritë presin me emocion ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Futja në stadium po shoqërohet me kontrolle të rrepta, ku përveç biletës, tifozët duhet të kenë me vete mjetin e identifikimit, ndërsa nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

Nuk do të lejohen disa sende si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.

FSHF theksoi më herët se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, për të shmangur kështu incidente të mundshme.

Shqipëria dhe Polonia janë përballur plot 11 herë me njëra-tjetrën sipas statistikave të UEFA-s dhe bilanci flet në favor të miqve, që kanë fituar 8 ndeshje dhe kanë barazuar 3 prej tyre.

FOTOT/ Tirana vishet kuqezi!  Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnëFOTOT/ Tirana vishet kuqezi!  Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnëFOTOT/ Tirana vishet kuqezi!  Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnëFOTOT/ Tirana vishet kuqezi!  Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnëFOTOT/ Tirana vishet kuqezi!  Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnëFOTOT/ Tirana vishet kuqezi!  Shqipëri-Poloni, tifozët hyjnë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore