Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

FOTOT/ Kanë shërbyer në Afganistan, kush janë dy binjakët "bisha" që ruajnë Ronaldon dhe familjen e tij

FOTOT/ Kanë shërbyer në Afganistan, kush janë dy

BRITANI E MADHE - Cristiano Ronaldo dhe familja e tij, ruhen nga dy vëllezër binjakë që më parë kanë shërbyer si ushtarë në njesinë elitare të forcave speciale në Afganistan.

Dy binjakët janë parë së fundmi teksa shoqërojnë yllin e Manchester United, por edhe bashkëshorten e tij, Georginën.

Mediat e huaja i kanë identifikuar dy vëllezërit si Sergio dhe Jorge Ramalheiro, dy ish-ushtarë që shërbyen në Afganistan dhe u bënë pjesë e një njësie të mbrojtjes së ngushtë të policisë portugeze, e ngarkuar me mbikëqyrjen e politikanëve dhe gjykatësve.

Në fakt ata janë trenjakë, pasi kanë edhe një vëlla tjetër, të quajtur Alexandre, i cili mësohet se ende punon si oficer policie.

 “Sergio dhe Jorge vishen elegante dhe duken shumë normalë. Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por ata janë të shpejtë për të menduar, parë dhe vepruar.", shkruan The SUN.

Ronaldo ka rritur sigurinë kohët e fundit, pasi u paralajmërua se mund të kthehej në "magnet" për bandat kriminale.

Në të kaluarën, Cristiano ka qenë i mbrojtur nga një ish-luftëtar i MMA dhe një ish-parashutist elitar./ Gazeta SHQIP

FOTOT/ Kanë shërbyer në Afganistan, kush janë dyFOTOT/ Kanë shërbyer në Afganistan, kush janë dyFOTOT/ Kanë shërbyer në Afganistan, kush janë dyFOTOT/ Kanë shërbyer në Afganistan, kush janë dyFOTOT/ Kanë shërbyer në Afganistan, kush janë dy

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore