Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

FOTO/ Nesër ndeshja me Partizanin, shikoni si e pastrojnë borën në stadiumin e Skënderbeut

FOTO/ Nesër ndeshja me Partizanin, shikoni si e pastrojnë borën

Dëbora e dendur që ka rënë në zonat malore të Shqipërisë ka shkaktuar vështirësi jo vetëm për transportin rrugor dhe zonat e banuara, por dhe për futbollin. Prej disa ditësh, Korça është mbuluar nga dëbora e madhe, ku nuk ka shpëtuar as stadiumi i qytetit.

Skënderbeut do të përballet nesër me Partizanin, por pamja e fundit nga stadiumi bardhekuq tregon diçka të pazakontë. Punonjësit e stadiumit përpiqen ta pastrojnë dëborën në mënyrë thuajsep primitive duke përdorur zetor, që tërheq një strukturë prej druri në mënyrë që të bëjë të mundur vijëzimin e fushës. Në fakt, për një situatë të tillë, do të duheshin mjete më të specializuara.

Megjithëse fusha e stadiumit “Skënderbeu” është rënduar ndjeshëm, nuk ka sinjalizime se ndeshja mes bardhekuqve dhe “demave” mund të shtyhet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore