Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

FOTO/ Merr fund pritja, Tirana ngre trofeun e kampionit pas 11 vitesh

FOTO/ Merr fund pritja, Tirana ngre trofeun e kampionit pas 11 vitesh

Tirana ka ngritur trofeun e shumëpritur të Superligas Shqiptare pas 11 vitesh.

Ishte kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, që ngriti trofeun e kampionatit të dorëzuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas ngritjes së trofeut, kanë shpërthyer fishekzjarrë të shumte, dhe shirita bardheblu, të cilët e kanë ndezur atmosferën edhe pse pa praninë e tifozëve, të cilët janë mbledhur nëpër sheshet e kryeqytetit për të festuar edhe pse në kushte të cunguara këtë moment emocionues që kishin plot 11-vite që e prisnin.

Ndeshja me Bylisin e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë Superiore ka përfunduar në barazim 1-1. Ngo shënoi i pari në minutën e 21-të duke kaluar në avantazh bardheblutë, ndërkohë që Sallaku vendosi baraspeshën në minutën e 90+2, duke i hequr fitoren nga duart kampionëve të Tiranës në festën e titullit.

FOTO/ Merr fund pritja, Tirana ngre trofeun e kampionit pas 11 vitesh

FOTO/ Merr fund pritja, Tirana ngre trofeun e kampionit pas 11 vitesh

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore