Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

FOTO/ Dënohet ish-futbollisti i njohur, gjykata e lë në BURG për mashtrim

FOTO/ Dënohet ish-futbollisti i njohur, gjykata e lë në BURG

Një ish-mbrojtës i kampionatit anglez të futbollit Premier League është burgosur sot për mashtrim ndaj miqve, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij me të paktën 8 milionë paundë në një skemë piramidale.

Lojtari i skuadrës Charlton Athletic, Richard Rufus është shpallur fajtor për mashtrim, pastrim parash dhe aktivitet të kontrolluar pa autorizimin e nevojshëm.

Prokurorët thonin se ai pretendonte se ishte ‘agjent burse’ dhe nxiste viktimat të “investonin” në skemën e tij që quante “me nivel të ulët rreziku”.

48 vjecari Rufus, u burgos për shtatë vjet e gjysmë nga gjykata e Southwark.

Ai kishte lënë futbollin në vitin 2004 pas një dëmtimi në gju.

Prokurori Roger Makanjuola, përshkruante veprimet e Rufus si “të papërgjegjshme dhe egoiste”, duke shtuar se futbollisti përdorte statusin e tij si sportist profesionist dhe anëtar i respektuar kishe, për të bindur viktimat në mashtrim.

“Pas humbjeve të pjesëmarrësve prej rreth 2 milionë paundë me justifikime investimesh, u zbulua se ato nuk ishin transferuar kurrë në llogarinë e tij në bursë. Ne tashmë kemi nisur konfiskimin e fitimeve të tij të jashtëligjshme”.

Rufus pretendonte se ishte një agjent burse me eksperiencë, por në fakt përdorte paratë e viktimave për të rimbursuar të tjerë “investues” në një formë skeme piramidale, thuhet në deklaratë.

Nga rreth 15 milionë paundë që ishin paguar në llogaritë e kontrolluara nga Rufus, investitorët arritën të merrnin gjysmën, ose rreth 7.6mln.

Policia tha se skema e tij kishte nisur nga maji 2007 deri në fund të 2010.

Gjatë këtij procesi, policia tha se ishin shkatërruar lidhje mes miqsh e familjarësh, shumë prej të cilëve pësuan humbje të rënda financiare dhe probleme të shëndetit mendor.

Rufus ndërkohë kishte shpenzuar më shumë se £300,000 për stilin e tij luksoz të jetesës duke blerë makina të shtrenjta, veshje e udhëtime.

FOTO/ Dënohet ish-futbollisti i njohur, gjykata e lë në BURG

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore