Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Formula 1/ Rusia thyen akullin: Gara e Sochi e hapur për publikun

Formula 1/  Rusia thyen akullin: Gara e Sochi e hapur për publikun

Ndërkohë që organizatorët e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 po punojnë që gara e Mugello, më 13 shtator të zhvillohet me publik, nga Rusia vjen lajmi se gara e Sochi, e cila zhvillohet më 27 shtator, do të jetë e hapur për fansat e këtij sporti.

Organizatorët e garës ruse synojnë që të afrojnë publikun në 50% të kapacitetit, pra 30 mijë spektatorë. Deri më tani, të gjitha garat e zhvilluara kanë qenë pa publik, por në Rusi ka nisur zyrtarisht shitja e biletave për garën e Sochi.

Në pistën e Sochi do të zhvillohet gara e 10-të sezonale e Formula 1, një kampionat që nisi vetëm një muaj më parë, për shkak të pandemisë së Covid-19. “Spektatorë do të ketë gjatë provave dhe garës, por ata do të zbatojnë protokollin e sigurisë. Nuk do të ketë evente me pilotët, shëtitje etj”, thanë organizatorët e garës së Sochi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore