Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Formacionet zyrtare/ Real Madrid dhe Chelsea në duelin e parë të gjysmëfinales së Champions

Formacionet zyrtare/ Real Madrid dhe Chelsea në duelin e parë të

Stadiumi ‘Alfredo Di Stefano’ është arena e përballjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat.

Los Blancos siguruan kualifikimin në këtë fazë duke eliminuar Liverpoolin me rezultat të përgjithshëm 3-1, ndërsa Blutë triumfuan përballë Portos (2-1).

Dy strategët, Zinedine Zidane dhe Thomas Tuchel, kanë përgatitur taktikat dhe formacionet, me të cilat do të nisin takimin.

Theksojmë që legjenda franceze në cilësinë e trajnerit ka luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve me Mbretërit dhe të tria i ka fituar.

Nga ana tjetër, Tuchel luajti në finalen e garës prestigjioze evropiane në edicionin e kaluar kur ishte trajner i Paris Saint-Germainit, por u mposht nga Bayern Munich.

Formacioni i Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Nacho, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Benzema, Vinicius.

Formacioni i Chelsea: Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell; Pulisic, Werner, Mount.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore