Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Floyd Mayweather u rikthye në ring/ Ndeshja ndaj Youtube-rit Logan Paul zhgënjeu shikuesit

Floyd Mayweather u rikthye në ring/ Ndeshja ndaj Youtube-rit Logan Paul

Logan Paul dhe Floyd Mayweather kanë zhvilluar përballjen e tyre ekzibicionale që zgjati tetë raunde.

Në këtë duel nuk ka fitues, pasi janë më shumë për të kënaqur adhuruesit e boksit edhe pse mbrëmë një gjë e tillë nuk u pa.

Youtuberi dështoi të bënte goditje të sakta në kokën e amerikanit.

Në anën tjetër, Mayweather mjeshtërisht anashkalonte çdo goditje të tij të rrezikshme, aq sa e nxirrte Logan Paulin si një amator në këtë sport.

Kjo nuk është hera e parë që amerikani merr pjesë në këso takime ekzibicionale, pasi një të tillë e zhvilloi edhe në vitin 2018, kundër Tenshin Nasakawa.

Takimi i tij i fundit profesional ishte ai ndaj Conor McGregorit në vitin 2017, duke arritur të mbante rekordin perfekt prej 50 fitoresh dhe asnjë humbje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore