Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Florenzi-Perisic, Inter e Roma punojnë për shkëmbimin e bujshëm

Florenzi-Perisic, Inter e Roma punojnë për shkëmbimin e

Interi dhe Roma punojnë për një shkëmbim të bujshëm. Mediat italiane zbulojnë se klubi milanez po negocion me verdhekuqtë për të realizuar shkëmbimin mes kroatit Ivan Perisic dhe italianit Alessandro Florenzi.

Aktualisht raportohet se negociatat janë në fazë mjaft të avancuar dhe po diskutohen detajet e fundit të shkëmbimit që do t’u zgjidhte jo pak punë dy klubeve, pasi do të merrnin lojtarët që përshtaten më së miri me idetë e trajnerëve përkatës.

Kështu, pas një viti e gjysmë në huazim mes Parisit dhe Valencias, Alessandro Florenzi nuk dëshiron të rikthehet më te Roma, për më tepër që aty do ta ketë të vështirë të përshtatet në rreshtimin me 4 në prapavijë që përdor Jose Mourinho.

Megjithatë cilësitë e 30-vjeçarit italian përshtaten më së miri me rreshtimin 3-5-2 që aplikon Simone inzaghi te Interi dhe Florenzi mund të jetë njeriu që do të ketë misionin të zëvendësojë Achraf Hakimin, i transferuar te PSG-ja disa javë më parë.

Nga ana tjetër kroati Perisic po sakrifikon jo pak në krahun e majtë te Interi, pasi është një sulmues anësor, por në rreshtimin 3-5-2 detyrohet të shndërrohet shpesh në një mbrojtës krahu.

Pikërisht për këtë arsye do të mirëpriste një transferim në Romë, aty ku do të gjente Mourinhon, një trajner që e ka kërkuar edhe më herët te Manchester United dhe për më tepër, do të mund të luante në rolin e tij të preferuar, atë të sulmuesit të krahut të majtë në skemën 4-2-3-1.

Përveç përfitimit taktik, me një shkëmbim të tillë klubet do të mund të përfitonin edhe ekonomikisht, pasi bëhet fjalë për dy lojtarë me pagë thuajse të njëjtë dhe që në marrëveshjen e shkëmbimit mund të rritet vlera përkatëse e tyre, për të regjistruar plusvalenca në bilanc.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore