Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Flamurtari vendos rekord...për keq! Bie në Kategorinë e Dytë

Flamurtari vendos rekord...për keq! Bie në Kategorinë e Dytë

Flamurtari i Vlorës shkon gropë e më gropë. Skuadra vlonjate ka humbur ndeshjen Play Out për të qëndruar në Kategorinë e Parë dhe për herë të parë në historinë e vet shënon pikën më të errët; rënien në Kategorinë e Dytë.

Vlonjatët u mposhtën me penallti në ndeshjen finale në “Play-Out” ndaj Tërbunit, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim me rrjeta të paprekura.

Pas këtij rezultati, Flamurtari rrëzohet edhe më poshtë, ndërsa pukjanët e Tërbunit ngjisin një shkallë.

Ndeshja u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe u luftua nga të dy ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por asnjëri nuk e gjeti dot.

Tërbuni ishte më i saktë te penalltitë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore