Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Fitues i Kupës së Botës/ Futbollisti i famshëm një “grabitqar” përdhunues, zbulohen anët e errëta që mund ta çojnë pas hekurave

Fitues i Kupës së Botës/ Futbollisti i famshëm një

Benjamin Mendy, futbollisti i Manchester Cityt, është shpallur fajtor nga Gjykata në Britaninë e Madhe për një sërë akuzash për përdhunime dhe sulme seksuale.

Mendy është cilësuar si një “grabitqar” që ka përdhunuar dhe sulmuar seksualisht një varg femrash të cilat i çonin te futbollisti njerëz të tij të afërt.

Sipas mediave britanike, 28-vjeçari e ktheu ndjekjen e grave për seks në lojë dhe i trajtoi këto gra me “indiferencë të pashpirt” gjatë sulmeve në rezidencën e tij në Cheshire.

Lojtari francez akuzohet për tetë akte përdhunimi, një përdhunim në tentativë dhe një akuzë për sulm seksual, edhe pse ai ende i mohon akuzat.

I bashkëakuzuari i tij, Louis Saha Matturie, 40 vjeç, mohon tetë akuza për përdhunim dhe katër akuza për sulme seksuale në lidhje me tetë vajza. Në ditën e hapjes së gjyqit në gjykatën e kurorës së Chester-it, trupës gjykuese iu tha se Saha ishte ai që kishte si “detyrë” të gjente femra të reja dhe të krijonte situata ku ato mund të përdhunoheshin dhe sulmoheshin seksualisht.

Timothy Cray QC, procedues, tha se futbollisti fitues i Kupës së Botës pretendohej se kishte kryer vepra penale ndaj shtatë vajzave të reja midis tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar.

Mendy, të cilin Manchester City e bleu për 52 milionë funte në vitin 2017, gëzonte një “mënyrë jetese të privilegjuar dhe me para” dhe përdori famën dhe paratë e tij për të sulmuar femrat që u sollën në shtëpinë e tij.

Gjykatës iu tha se Mendy pagoi për një banesë për Saha-n, dhe kjo për shkak se Mendy ishte një “futbollist mjaft i famshëm, të tjerët ishin të përgatitur ta ndihmonin për të marrë atë që donte”.

Cray tha se kishte pesë takime, midis tetorit 2018 dhe gushtit të kaluar, kur nëntë gra të reja arritën në atë adresë dhe më vonë u ankuan për përdhunim ose sulm seksual. Ekzistojnë gjithashtu katër ankesa të veçanta kundër Saha-s që përfshijnë akuza larg nga shtëpia e Mendy-t në Manchester dhe Sheffield.

Gjykatës iu shfaqën pamjet me dron të rezidencës shumëmilionëshe dhe pamjet e kamerës së trupit nga oficerët që vizituan shtëpinë. Pamjet treguan një Lamborghini të verdhë dhe brenda shtëpisë kishte një fushë futbolli artificiale me një mural të Mendy në mur. Kishte një pishinë të brendshme, kinema, palestër dhe në një dhomë një kabinet trofesh me një kopje të Kupës së Botës që Mendy fitoi me Francën në 2018./ The Times

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore