Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Festoi si ‘fotograf i improvizuar’ golin ndaj Juventusit, Koulibaly zbulon arsyen

Festoi si ‘fotograf i improvizuar’ golin ndaj Juventusit, Koulibaly

Kalidou Koulibaly ka shpjeguar festimin e tij si një kameraman apo fotograf i improvizuar pasi shënoi golin e fitores së Napolit kundër Juventusit.

Mbrojtësi ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar golin e fitores 2-1 të Napolit ndaj Juventusit në Serie A.

Koulibaly ‘huazoi’ një aparat fotografik nga një fotograf i fushës dhe e ktheu atë drejt tifozëve në tribuna gjatë festimeve të tij. Megjithatë, lideri i Napolit ka zbuluar se e gjithë festa kishte të bënte me tifozët e ekipit të tij.

“Unë pashë tifozët atje dhe doja ta mbaja momentin në një fotografi, ishte shumë e bukur!”, ka thënë fillimisht Koulibaly ai për DAZN. “Kjo fitore është për ta, sepse na munguan për më shumë se një vit dhe t’i shohim përsëri në tribuna na bën aq të lumtur”, përfundoi mbrojtësi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore