Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ferrari gati për sezonin e ri, ja kë do të ketë në krye të skuadrës

Ferrari gati për sezonin e ri, ja kë do të ketë në krye

Mattia Binotto do të vijojë të jetë drejtori sportiv i Ferrarit edhe gjatë vitit 2022, detyrë të cilën do ta mbulojë për të katërtin vit me radhë.

52-vjeçari është konfirmuar sot në këtë detyrë, pas progresit që bëri “kokëkuqja” sezonin e kaluar të Formula 1, ku u klasifikua në vendin e tretë në botërorin për konstruktorë.

Për Binotto ky do të jetë një vit i rëndësishëm, ku kërkohet fitorja e disa garave dhe një rezultat më i mirë në pistë, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të garës. Ndërkohë që objektivi do të jetë titulli kampion për konstruktorë vitin 2023. Binotto ndodhet që prej vitit 1995 te makina italiane, ku ka ngjitur gradualisht shkallët.

Siç dihet, dy pilotët e Ferrarit janë monigasku Charles Leclerc dhe spanjolli Carlos Sainz, një dyshe që ka për detyrë të rikthejë “kokëkuqen” në krye të renditjes botërore. Vjet Ferrari nuk arriti asnjë fitore, por siguroi dy “pole position” dhe disa podiume me të dy pilotët e sajh. Më 21 shkurt do të zhvillohen testet e para dimërore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore