
"Fatkeqësisht pas lindjes..."/ Futbollisti i njohur jep lajmin: Bashkëshortja në gjendje të rëndë pasi solli në jetë vajzën
Sulmuesi Alavaro Morata është duke kaluar momente të vështira në jetë, edhe pse me lindjen e vajzës së tij duhet të ishte e kundërta.
Gruaja e sulmuesit të Atletico Madrid, Alice Campello është në kujdes intensive, pasi solli në jetë Bella, vajzën e katërt të çiftit. Lajmin e ka dhënë vetë Morata me një postim në Instagram.
“Bella ka lindur dje dhe është ashtu siç e kemi ëndërruar. Fatkeqësisht, pas lindjes, e cila shkoi shumë mirë, nëna pati komplikacione që na trembën shumë. Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak. Tani ajo ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të Clinica Universidad de Navarra dhe për të po kujdesen mjekë të mrekullueshëm.
Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë, për profesionalizmin e tyre, që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm... Unë mund t'i vlerësoj pa masë. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Do t'ju mbajmë të përditësuar”, përfundoi Morata.
Alvaro dhe Alice tashmë kanë edhe tre fëmijë të tjerë: binjakët Alessandro dhe Leonardo të lindur në 2018 dhe Edoardo i lindur në 2020.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




