Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Fatih Terim në spital, në dyshim prania e tij në ndeshjen me Lazion

Fatih Terim në spital, në dyshim prania e tij në ndeshjen me

Trajneri i Galatasaray-t, Fatih Terim, është shtruar në spital për një problem gastrointestinal. Prania e tij nën stolin e ekipit nga Stambolli ndeshjen e fundit në grup me Lazion, në Romë, është në dyshim serioz.

Galatasaray-t, që kryeson me 11 pikë, i mjafton barazimi për të ruajtur primatin e grupit dhe rrjedhimisht kualifikimin direkt mes 16 më të mirëve të kompeticionit.  

“Trajneri ynë, Fatih Terim, u shtrua në spital dje, pasdite, për shkak të një problemi me sistemin e tij gastrointestinal që ka shfaqur gjatë tri ditëve të fundit.

Ai u është nënshtruar analizave të ndryshme dhe ka drejtuar ekipin, sot, me një leje të posaçme dyorëshe nga mjekët”, shkruhet në njoftimin e klubit të Galatasaray-t. – Prania e tij në sfidën europiane, e planifikuar për të enjten në mbrëmje, në stadiumin Olimpik të Romës, mbetet në dyshim.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore