Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Fanellat janë gati! Zbulohet skuadra ku do luajë Messi sezonin e ardhshëm, nuk është Barcelona

Fanellat janë gati! Zbulohet skuadra ku do luajë Messi sezonin e

Kohët e fundit po përflitet gjithnjë e më shumë se Lionel Messi do të transferohet për të luajtur në Pro League, kampionat në të cilin luan edhe Cristiano Ronaldo. 

Futbollisti i Paris Saint-Germain pranoi ofertën e Al Hilal dhe do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm.

Lionel Messi ka pranuar të transferohet në Al Hilal, sipas El Chiringuito TV. Për më tepër, superylli argjentinas do të gjejë atje edhe dy ish-shokët e skuadrës nga Barcelona, si Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Pavarësisht zërave se ai do të rikthehej në Barcelonë, kapiteni i Argjentinës ka preferuar të pranojë ofertën joshëse të sauditëve, marrëveshje që do t'i garantojë atij një pagë prej 400 milionë euro në sezon. Kampioni i botës do të ketë një pagë më të lartë se Cristiano Ronaldo, rivali i tij dhe do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Lionel Messi u pezullua për dy javë nga PSG  për shkak të shkuarjes së tij në Arabinë Saudite pa leje nga klubi. Superylli argjentinas, pasi i ka kërkuar falje publike skuadrës, drejtuesit e klubit parizien u zbutën dhe e kthyen ‘Pleshtin’ në stërvitje të PSG-së.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore