Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Fanella e derbit e mbuluar nga gjaku/ Bashkëshortja publikon foton e futbollistit: Po ti, nga lufta vjen, o vëlla?

Fanella e derbit e mbuluar nga gjaku/ Bashkëshortja publikon foton e

Fede Valverde padyshim  ishte lojtari i ndeshjes në derbin e kësaj fundjave, midis Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ai la gjithçka në fushë, madje edhe gjak. Bashkëshortja e anësorit, Mina Bonino, ka shpërndarë në Instagram një imazh të fanellës që uruguajani veshi në pjesën e parë, me disa njolla gjaku.

Fanella e derbit e mbuluar nga gjaku/ Bashkëshortja publikon foton e

“Po ti, nga lufta vjen, o vëlla?”,- ka shkruar ajo në foto, ndërsa ka shpërndarë edhe një mesazh të këndshëm në Tëitter për futbollistin e Real Madridit.

"Ajo që them është e parëndësishme, sepse unë jam gruaja jote dhe e kam të vështirë t'i ndaj gjërat. Por po përpiqem ta bëj, sepse të shikosh ty duke luajtur futboll është ajo që më pëlqen më shumë. Aq më tepër kur pashë dhe ndoqa rritjen tuaj. E di që ky është futbolli, dhe ajo që mund të shkojë mirë sot, mund të shkojë keq nesër. Por për sa kohë që do të shkojë mirë, unë do t'i njoh të gjitha arritjet tuaja dhe do të festoj ato me ty. E di që rruga është e gjatë dhe mbetet shumë, por dije sa krenare jam për ty dhe çfarë je bërë. Si profesionist dhe si njeri. Të dua."- shkruante ajo në dedikimin e saj.

Fanella e derbit e mbuluar nga gjaku/ Bashkëshortja publikon foton e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore