Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Fair Play Financiar i vë “frenë” rinovimit të Messit me PSG-në/ Barcelona "ndez" motorët: Kemi kontakte...

Fair Play Financiar i vë “frenë” rinovimit të Messit

Sipas L’Equipe, drejtuesit e Paris Saint-Germain janë pesimistë për rinovimin e Lionel Messit dhe shkak janë kufizimet e vendosura nga Fair Play Financiar.

Kontrata e yllit argjentinas do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor dhe deri më tani askush nuk e di se ku do ta vijojë karrierën. Megjithatë, të ardhurat e larta të Messit, të kombinuara me pagat e Kylian Mbappe dhe Neymar i komplikojnë gjërat në Paris dhe krijojnë problem për financat e klubit.

Ndaj, skenari për ta lënë argjentinasin të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ashtu si Sergio Ramos, është jo vetëm real, por edhe mjaft i mundshëm. 

Nga ana tjetër ky skenar i leverdis Barcelonës, skuadra e cila do mund ta rikthente kampionin e botës në shtëpi pa pasur probleme. Kjo u konfirmua ditën e sotme dhe nga zv,presidenti i katalanasva, Rafa Yste, i cili pranoi publikisht se kanë pasur kontakte me argjentinasin. 

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e Messit. Leo e di shumë mirë se sa e vlerësojmë atë dhe ne do të dëshironim që ai të kthehej në Barcelonë. Dy vjet më parë isha pjesë e negociatave për vazhdimin e kontratës dhe e di se sa e vështirë ishte ta lija të largohej.

E di me siguri që ai e do Barcelonën dhe ne do të përpiqemi të gjejmë kushtet e duhura për vazhdimin e historisë së tij”, ka thënë Yuste.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore