Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Evra shokon me deklaratën: Çdo skuadër ka homoseksualë, por nëse e pranon...je i vdekur

Evra shokon me deklaratën: Çdo skuadër ka homoseksualë,

Patrice Evra, në një takim me lexuesit e gazetës “Le Parisien”, ka prezantuar autobiografinë e tij.

Ish-futbollisti ka zbuluar se ka të paktën dy homoseksualë në çdo ekip.

Dhe më pas flet për abuzimet e pësuar si trembëdhjetë vjeçar: “Duhet të dëshmoj, për të shtyrë djemtë dhe vajzat viktima të dhunës që të mos mbyllen në heshtje”.

Abuzimi seksual është një kapitull, që Evra e ka treguar gjerësisht tashmë në intervista të ndryshme në Angli, ku jetoi pjesën më të madhe të karrierës së tij, madje edhe si kapiten i “Djajve të Kuq”. Por Evra bën një hap më tej dhe niset drejt një tjetër territori të errët në botën e futbollit profesionist:

“Në futboll gjithçka është e mbyllur. Nëse si futbollist thua se je gay, je i vdekur. Mbaj mend që një person erdhi një herë për të folur me ekipin për homoseksualitetin. Disa kolegë thanë se homoseksualiteti ishte kundër fesë së tyre dhe se nëse do të kishte një homoseksual në dhomat e zhveshjes, ai duhej të dëbohej nga klubi. Kam luajtur me homoseksualët, më kanë folur, vetëm se kanë frikë të hapen publikisht. Ka të paktën dy homoseksualë në çdo ekip. Por në futboll nëse thua kështu, ke mbaruar”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore