Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“European Premier League”, projekti 4.6 miliard paund që mund të zbehë Champions League

“European Premier League”, projekti 4.6 miliard paund që mund

Champions League dhe Europa League janë dy kompeticionet më të mëdha dhe më të ndjekura të futbollit mes klubeve, por raportohet se një tjetër projekt i madh po merr jetë.

Bëhet fjalë për “European Premier League”, ideja e fundit e një grupi investitorësh në Superligën Evropiane, që do të përfshinte skuadrat më të mira të pesë kampionateve kryesore: Premier League, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1.

Sipas mediave të huaja raportohet se për projektin gjigand është gati një fond prej  4.6 miliard paund, ndërsa kompeticioni, që ka marrë edhe lejen e FIFA do të nisë në në vitin 2022.

Sipas Sky Sport UK dhe disa mediave britanike, Liverpool dhe Manchester United, kanë nisur bisedimet dhe janë gati të marrin pjesë në këtë kompeticion të ri, ndërsa “ok”-in kanë dhënë edhe Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

Si do jetë formati

Formati parashikohet të përfshijë deri në 28 klube pjesëmarrëse, me ndeshjet brenda dhe jashtë fushe, me ekipe nga Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Renditja e klubeve në kampionatet respektive do jetë me rëndësi, pasi në kompeticion do marrin pjesë pesë skuadrat më të mira.

Çfarë do të thotë për të ardhmen e Champions League?

Ky është një propozim i drejtuar nga FIFA, jo UEFA, dhe kështu që sjell menjëherë konkurrencë të drejtpërdrejtë me Champions League.

Të dy organet drejtuese shpesh e gjejnë veten në mosmarrëveshje për çështje kyçe dhe pa mbështetjen e UEFA-së është e vështirë të shihet se si do të realizohet ky projekt.

Një kompeticion paralel do të rrezikonte disi zhvillimin e Champions dhe Europa League. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore