Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Europa League/ Manchester United shpërfytyron Romën, Villareal prek finalen

Europa League/ Manchester United shpërfytyron Romën, Villareal prek

Roma është mundur me rezultatin e thellë 6-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa League përballë vendasve të Manchester United.

Pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-2, verdhekuqtë nuk arritën të përballonin furinë e “Djajve” të cilët shënuan plot 5 herë në pjesën e dytë. Duhet theksuar në këtë ndeshje forma e mirë e Edison Cavani dhe Fernandez të cilët shënuan nga dy herë.

Në gjysmëfinalen tjetër Villareal fitoi ndaj Arsenalit me rezultatin 2-1 duke shpresuar për një vend në finalen e kupës së vogël të Europës.

Për vendasit shënoi Trigueros dhe Albiol ndërsa rezultati për miqtë u shkurtua nga Pepe me anë të një penalltie

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore