
Europa League/ Bale shënon golin e 200-të, kalon Tottenham; Real Sociedad dhe Napoli në rrezik
Sulmuesi i Tottenham, uellsiani Gareth Bale, ka shënuar sot golin e tij të 200-të në karrierë.
Ai ekzekutoi saktë një 11-metërsh në ndeshjen ndaj austriakëve të LASK, që përfundoi me rezultatin 3-3, e vlefshme për Europa League.
Golin e fundit me Tottenham në kompeticionet evropiane e shënonte në 7 mars 2013, në fitoren 3-0 ndaj Interit, në Europa League.
Në grupin J Tottenham barazoi 3-3 me LASK-un austriak, dhe kualifikohet, ndërkohë që belgët e Antwerp kryesojnë grupin.
Në stadiumin “Olimpico”, Roma fiton 3-1 sfidën për kreun e grupit A me Young Boys, duke garantuar vendin e parë. Fillimisht në dizavantazh, kryeqytetasit italianë përmbysën sfidën me golat e Borja Mayoral, Dzeko dhe të riut Calafiori, ndërkohë që zviceranëve i duhet ende një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit.
Në grupin F, ndoshta më i luftuari, dy barazime lejnë praktikisht verdiktin për turnin e fundit. Napoli dhe AZ barazojnë 1-1, ku holandezët gabojnë edhe një penallti, ndërkohë që kroatët e Rijekës ndalojnë Real Sociedadin që kryeson La Liga në rezultatin 2-2, me spanjollët që do të sfidojnë Napolin për një vend në fazën tjetër, ndërkohë që AZ luan me kroatët e eliminuar.
Në Grupin E, fitorja e PSV ndaj Granadës i garanton kualifikimin bashkë me spanjollët.





Mungon vetëm zyrtarizimi, Tirana zgjedh trajnerin e ri
Historia e plotë >
Habit shqiptari që u shpall kampion bote në arte marciale: Punoj kamarier!
Historia e plotë >


Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Përhapja e koronavirusit nga ajri, si të mbroni veten dhe 5 gjërat që duhet të dini

Covid, rriten numri i të intubuarve dhe i pacientëve në terapi intensive

Vaksina anti Covid: Britania firmos marrëveshjen për 90 milionë doza
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

