Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Euro 2020, Wembley mund të humbasë finalen

Euro 2020, Wembley mund të humbasë finalen

Finalja e Euro 2020 mund të mos luhet në Londër në 11 korrik. Është një hipotezë që e hedh The Times, e përditëshme e kryeqytetit britanik, që flet për një kërcënim të Uefa-s dhe një zhvendosje të mundshme të ndeshjes në Hungari, një lajm ky që nuk është konfirmuar nga burime të Uefa-s.

Kërcënimi i organizmit europian të futbollit ka të bëjë me prezencën e 2 500 personave VIP në aktin e fundit të Europianit, pra për finalen e madhe. Bëhet fjalë për drejtues të Federatës europiane dhe të Fifas, të sponsorëve e drejtuesve të Federatave apo gazetarë televizionesh, që sipas rregullave aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, mund të kenë akses në ndeshje vetëm pas 10 ditësh vetëizolimi.

Uefa i ka kërkuar prej kohësh autoriteteve britanike që për këtë rast të bëhet një përjashtim, hipotezë kjo që qeveria e Boris Johnson ende është duke e marrë në konsideratë, por që do të përfaqësonte një rrezik të dyfishtë, si për një rritje eventuale të shpërndarjes së Coronavirusit, si për polemikat që do të pasonin duke parë rregullat në fuqi që kufizojnë lëvizjet e qytetarëve britanikë.

Hungaria eshtë zgjedhja e parapërcaktuar, pasi aty kufizimet janë shumë më të vogla, dhe pasi në Budapest do të luhej me një stadium plot, ndrshe nga Wembley ku kapaciteti i përcaktuar për gjysmëfinalet dhe finalen për momentin është ende në 50%. Qeveria e Boris Johnson, shkruan The Times po bën vlerësimet e duhura dhe ka edhe një interes të madh për të mos shkaktuar pakënaqësinë e Uefa-s dhe Fifa-s, atë për të rritur shanset e saj që të marrë mbështetjen europiane për kandidaturën për të mikpritur Botërorin e vitit 2030.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore