Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Eriksen javën tjetër në Milano, analizat do të vendosin për të ardhmen

Eriksen javën tjetër në Milano, analizat do të vendosin

Afron data e rikthimit të Christian Eriksen te Interi, me danezin që pritet të zbarkojë në Milano në fillim të javës së ardhshme, ku fillimisht do të përshëndetet me shokët e skuadrës dhe më pas do t’u nënshtrohet një sërë ekzaminimesh mjekësore.

Kur kanë kaluar rreth 50 ditë nga ataku kardiak që i rrezikoi jetën në ndeshjen Danimarkë-Finlandë në Euro 2020, fantazisti danez duket se e ka marrë veten dhe i është rikthyer normalitetit, falë edhe një defibrilatori të vendosur në një klinikë në Kopenhagen.

Pikërisht ky defibrilator e pengon Eriksen të luajë në Serinë A, ndaj ekzaminimet mjekësore të planifikuara për javën e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për të vendosur për karrierën dhe të ardhmen e fantazistit danez.

Vetë futbollisti dhe klubi zikaltër presin të mësojnë nëse mund të hiqet defibrilatori, çka do ta lejonte Eriksen të vijonte karrierën në Serinë A, ndonëse në rastin më të mirë, rikthimi në fushë mund të ndodhë vetëm pas 6 muajsh.

Nëse konfirmohet e kundërta, pra domosdoshmëria e mbajtjes së defibrilatorit, atëherë Eriksen do të duhet të mendojë për një opsion tjetër për të vijuar karrierën, pasi protokollet mjekësore në Itali nuk e lejojnë të zbresë në fushë në një ndeshje të Serisë A.

Gjithsesi, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një çështje delikate, Inter është mbrojtur duke transferuar fantazistin turk Calhanoglu, i cili pritet të marrë vendin e Eriksen në formacionin e skuadrës zikaltër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore