Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Episodet e përsëritura të dhunës / Qeveria franceze paralajmëron: Futbolli në rrezik!

Episodet e përsëritura të dhunës / Qeveria franceze

Episodet e përsëritura të dhunës në Ligue 1 po vënë në rrezik zhvillimin e futbollit francez, paralajmëroi ministrja e Sporteve, Roxana Maracineanu.

Ndeshja e së dielës mes Lyonit dhe Marsejës u braktis pasi Dimitri Payet u godit nga një shishe e hedhur nga tribuna pesë minuta pas ndeshjes. Kjo ishte hera e dytë që lojtari bëhej shënjestër e një sulmi të tillë.

Episodi i shtohet rasteve të dhunës, ku tifozët veç sendeve të forta kanë hyrë edhe vetë në fushë.

Të hënën, federata franceze njoftoi se Lyon do të luajë ndeshjen e tyre të radhës në Ligue 1 në shtëpi me dyer të mbyllura në pritje të një hetimi për telashet e së dielës. Lyon pret Reims më 1 dhjetor, ndërsa rezultati i hetimit pritet të jepet më 8 dhjetor.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu. Të gjithë duhet ta kuptojnë se në lojë është vetë mbijetesa e futbollit francez”, tha Maracineanu për radion France Info.

Ministria e Sportit dhe ministria e Brendshme të Francës do të takohen për këtë çështje të martën. Ndeshja e së dielës u ndërpre për më shumë se dy orë përpara se të anulohej zyrtarisht.

“Miliona euro janë në lojë”, shtoi Maracineanu.

“Ne nuk mund të lejojmë që një transmetues, i cili ka blerë të drejta, duhet ta mbajë transmetimin për më shumë se një orë në pritje, siç bënë kur ne nuk e dinim nëse ndeshja do të vazhdonte apo jo”, tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore