Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Empoli përmbys Udinezen, Bajrami gol dhe asist

Empoli përmbys Udinezen, Bajrami gol dhe asist

Nedim Bajrami ishte vendimtar në fitoren 3-1 të Empolit ndaj Udinezes, megjithëse vendasit e mbyllën pjesën e parë në dizavantazhin e një goli.

Bajrami shënoi golin e dytë në minutën e 59-të të takimit, ndërsa më herët Stojanoviç kishte barazuar, ndërsa në minutën e 78, Pinamonti vulosi fitoren 3-1 të Empolit pas një asisti të Bajramit.

Fantazisti i Kombëtares shqiptare u zëvendësua në minutën e 81, megjithatë koha ishte e mjaftueshme që ai të shpallej ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes.

Me tri pikët e marra, Empoli ngjitet në tabelë me 23 pikë, -4 nga vendi i shtatë që të çon në Conference League, ndërsa Udineze vijon formën e dobët, duke mbetur me 16 pikë në tabelën e klasifikimit të Serisë A.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore