Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Emmanuel Egbo: Po shkruaj një libër, edhe Tirana pjesë e autobiografisë

Emmanuel Egbo: Po shkruaj një libër, edhe Tirana pjesë e

I ftuar në emisionin sportiv “Pasó” ishte ish trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

Emmanuel Egbo vjen nga Nigeria si portier i Tiranës në vitin 2001, derisa u bë edhe trajneri i saj. Edhe pse tashmë është shkarkuar nga kjo detyrë, ai nuk ndihet i mërzitur, përkundrazi gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme në Top Albania Radio, Egbo ka zbuluar se po shkruan edhe një libër për futbollin, veçanërisht për skuadrën e Tiranës.

"Egbo tani është duke pushuar sepse ka qënë një sezon shumë i stresuar për shkak të pandemisë. Jam duke pushuar pak… jam duke shkruar një libër si kujtim se si ka dalë kampion skuadra e Tiranës…", tha ai.

Emmanuel Egbo: Po shkruaj një libër, edhe Tirana pjesë e

Mbetemi në pritje të këtij libri, me shumë kuriozitet se si do ta përshkruaj Egbo eksperiencën e tij të futbollit në Shqipëri dhe normalisht me një fund të lumtur ndërsa skuadra e Tiranës doli kampion.

Egbo ka qenë pjesë e klubit kryeqytetas për plot 9 vite, 3 nga të cilat si lojtar dhe 6 të tjera në postin e trajnerit të portierëve, por duke qëndruar gjithmonë në heshtje dhe larg ‘dritave’ të skenës. Do të duhej 13 dhjetori që ai të merrte drejtimin e stolit të bardhebluve, për të rikthyer trofeun dhe nderin te ky klub.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore