Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Elseid Hysaj i merr vendin e pestë Milanit, zhytet Genoa

Elseid Hysaj i merr vendin e pestë Milanit, zhytet Genoa

Me Elseid Hysajn në fushën e lojës, Napoli i Gattuso-s nuk ka gabuar në transfertën e Genoa-s, ku fitoi me rezultatin 1-2.

Napolitanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi Dries Mertens u shërbye saktë mbi vijën e 16 metrave nga Lorenzo Insigne dhe gjuajti bukur me të djathtën, duke dërguar sferën në cepin e portës së Perin. Genoa e nisi me vrull pjesën e dytë dhe arriti të gjejë shumë shpejt golin e barazimit me anë të mbrojtësit Goldaniga, por vetëm kaq, sepse në minutën e 66’ Napoli shënoi sërish me meksikanin Lozano, ndërsa më pas mbrojti mirë rezultatin duke marrë tre pikë shumë të vlefshme.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e pestë në renditje me 51 pikë, dy më shumë se Milani dhe Roma. Ndërkohë, Genoa ndodhet në zonës e rënies nga kategoria

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore