Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ekipet e mëdha turke të çmendur pas talentit shqiptar, kërkojnë me ngulm sulmuesin

Ekipet e mëdha turke të çmendur pas talentit shqiptar,

Kosova ka shumë talente, një ndër të fundit është Blendi Baftiu. Sulmuesi i Ballkanit ka bërë mjaft mirë me ekipin suharekas dhe ka rënë në sy të shumë klubeve. Baftiu nuk bëri diferencë gjatë kohës që ishte pjesë e Skënderbeut, por arriti të dallohej në Superligën e Kosovës.

22-vjeçari realizoi 19 gola dhe dhuroi disa asiste duke bërë një sezon fantastik te skuadra e Ballkanit. Vëmendje të madhe kanë bërë paraqitjet e tij në Turqi. Besiktasi dhe Galatasaray kanë shfaqur interesin e tyre për Baftiun sipas asaj që shkruan IHA.

Drejtuesit e Ballkanit janë të bindur se Baftiu do të ketë një karrierë të mirë dhe me shumë siguri jashtë vendit. Baftiu ishte dhe pjesë e Kosovës U-21 ku dhuroi paraqitje shumë të mira. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë karriera e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore