Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Ejani të flisni me mua kur...”/ Dafina Zeqiri shpërthen ndaj ndjekësve që e akuzuan për ndërhyrje plastike: Komente të ashpra (VIDEO)

“Ejani të flisni me mua kur...”/ Dafina Zeqiri shpërthen

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura në tregun tonë muzikorë. Është fjala për Dafina Zeqirin, e cila pas shumë vitesh në skenë ka arritur që të fitojë një numër të madh fansash.

Përveç muzikës që bën, ajo herë pas here është komentuar edhe për jetën e saj private apo për ndërhyrjet e saj plastike. Dy ditë më parë, këngëtarja e dashur për publikun postoin në rrjetet sociale disa “selfie” ku dukej pa “make-up”.

“Ejani të flisni me mua kur...”/ Dafina Zeqiri shpërthen

Teksa pozat e saj u pëlqyen shume dhe morën mjaft komplimente, kishte edhe nga ata që shpërthyen në “ofendime”, duke vënë në pah se ajo ka bërë buzët operacion.

Siç duket këto komente i kanë bërë përshtypje edhe Dafinës, e cila gjatë ditës së sotme ka reaguar me anë të një videoje në “Instagram”.

“Ejani të flisni me mua kur...”/ Dafina Zeqiri shpërthen

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizues. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks dhe filler, ejani të flisni me mua.

Fytyra ime. Filtri im. Jeta ime. Shikoni tuajën. Faleminderit”, shkruan Dafina krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore