Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Edi Reja do të lërë kombëtaren shqiptare për të drejtuar Napolin? Armand Duka zbulon të vërtetën

Edi Reja do të lërë kombëtaren shqiptare për të

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka hedhur poshtë zërat se Edi Reja mund të marrë drejtimin e Napolit.

Ai ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që tekniku i përfaqësueses italiane të zëvendeësojë në pankinën napolitane Genaro Gattuso, qoftë edhe përkohësisht.

“Napoli nuk më ka kontaktuar dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e një pune të dyfishtë si trajner i kombëtares dhe i Napolit. Por e nënvizoj se ëshjtë një mundësi që e përjashtoj në mënyrë kategorike. Nuk mund të jesh trajner njëkohësisht në një kombëtare dhe një skuadër klubi. Nuk mund të ndodhë”, ka thënë Duka për radio “Kiss Kiss Napoli”.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që ndeshjet e Kampionatit Europian të zhvillohen me praninë 50% të tifozëve në tribuna si dhe skenarin që ky turne të zhvillohet i gjithi në Angli, ku autoritetet kanë nisur planin për rihapjen e vendit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore