Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Edhe kjo nuk pritej nga Jose Mourinho/ Shfaqet në videoklipin e reperit të famshëm që performoi në Tiranë

Edhe kjo nuk pritej nga Jose Mourinho/ Shfaqet në videoklipin e reperit

Reperi londinez, Stormzy, që 1 muaj më parë performoi në Tiranë në Sunny Hill Festival publikoi videoklipin për këngën e tij të re “Mel Made Me Do It” të enjten dhe trajneri portugez Jose Mourinho bën një paraqitje të veçantë.

Ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea shfaqet me Stormzyn dhe ekipin e tij në një pamje filmike gjatë videos 10-minutëshe.

Videoja është e mbushur me të famshëm, duke përfshirë muzikantë të tjerë si Dave, JME dhe Little Simz, si dhe yjet televizivë Jonathan Ross dhe Louis Theroux.

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike Usain Bolt, vrapuesja e Britanisë së Madhe Dina Asher-Smith dhe eksperti i futbollit të BBC-së, Ian Wright, gjithashtu kanë marrë pjesë në klip.

 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

59-vjeçari postoi një foto me Stormzy në Instagram të enjten, duke thënë: “Ishte kënaqësi e madhe të bëja këtë filmim për videoklipin e ri të Stormzy”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore