Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E tradhtoi me futbollisten e njohur/ Abidal i lutet gruas ta falë: E meritoj edhe nëse më vret...

E tradhtoi me futbollisten e njohur/ Abidal i lutet gruas ta falë: E

Eric Abidal i ka bërë një lutje publike për falje bashkëshortes së saj Hayet në rrjetet sociale pasi ajo bëri kërkesë për divorc mes pretendimeve se ai kishte një lidhje jashtëmartesore. Ish- drejtori sportiv i Barcelonës dyshohet se ka pasur një lidhje me futbollisten profesioniste të PSG-së, Kheira Hamraoui.

Hayet pretendoi në një deklaratë për shtyp se burri i saj e kishte pranuar se ai kishte qenë i përfshirë në një lidhje me Hamraoui. Lidhja mes të dyve doli për herë të parë kur u zbulua se telefoni i Hamraouit ishte i regjistruar në emrin e Abidal. Përfaqësuesit ligjorë të Abidal refuzuan të komentojnë në kohën kur Hayet filloi procedurat e divorcit, por Abidal tani është lutur për falje në Instagram.

"Hayet Abidal , më fal. Cilido qoftë vendimi juaj, do të vazhdoni të jeni në sytë e mi gruaja e jetës sime, dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Dashtë Allahu , një ditë do me falesh," shkruan ai.

Lajmet për lidhjen e supozuar u bënë publike pasi Hamraoui u sulmua nga dy burra të maskuar në fillim të këtij muaji. Hamraoui po luante për Barcelonën kur Abidal u emërua drejtor sportiv i klubit në vitin 2018. Të dy tani do të merren në pyetje si pjesë e procedurave gjyqësore që po kryhen në hetim nga autoritetet në Versajë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore