
E shqyen qentë e tij, legjenda e futbollit ndahet tragjikisht nga jeta
Ka futbollistë që kanë lënë emrin e tyre në historinë e vendit, falë bëmave të jashtëzakonshme sportive. Një prej tyre është padyshim Philemon Mulala, i konsideruar si një hero i vërtetë kombëtar në Zambia. Fatkeqësisht, ish-kampioni i Afrikës vdiq në rrethana tragjike, me lajmin që hodhi në dëshpërim një vend të tërë.
Mulala ka realizuar disa role në karrierën e tij, fillimisht duke luajtur si mbrojtës, e më pas si sulmues. Në përvojën e tij në shtëpi me Mufulira Wanderers, ai lojtar pëlqente të shtynte përpara aq shumë, sa trajnerët u detyruan ta vendosnin në fushë si anësor.
Ai fitoi pothuajse gjithçka deri në Afrikën e Jugut, ku mbeti edhe pas karrierës së tij si futbollist. Popullariteti i tij lidhet me ekipin kombëtar, kur shënoi dy herë në gjysmëfinalen e Kupës CECAFA 1984 ndaj Kenias, duke i siguruar kështu ekipit të tij një vend në finale, ku mposhti Malavin. Ky ishte turneu i parë në histori për kombëtaren afrikane.
Për këtë arsye, lajmi i vdekjes së tij, i zyrtarizuar nga kanalet zyrtare të Federatës Zambiane e ka futur në dëshpërim vendin e tij. Mulala ishte viktimë e një “aksidenti” me qentë e tij, teksa ishte në shtëpi, në Lichtenburg të Afrikës së Jugut. Sipas njoftimit të policisë, ish-futbollisti ishte duke punuar në pjesën e pasme të shtëpisë, pasi kishte pasur një defekt elektrik.
The 60-year-old man in the North West who was mauled to death by his three dogs on Saturday has been identified as a former Zambia International football star, Philemon Mulala. @RefiloeSeboko reports.
Watch: https://t.co/hBHUWAGGZi pic.twitter.com/8I3lWNp8jR
— Newzroom Afrika (@Newzroom405) January 10, 2023
Në një moment, gruaja e tij dëgjoi lehjen e qenve, por nuk i bëri përshtypje: “Ajo nuk u mërzit të kontrollonte se çfarë po ndodhte, sepse shtëpia e saj është në një rrugë të populluar, – tha një zëdhënës i policisë. – Dhe qentë shpesh lehin për këmbësorët apo mjetet kalimtare”.
Zëdhënësi më pas tregoi se çfarë ndodhi kur drita u ndez përsëri: “Pasi u rikthye rryma, ajo hyri në shtëpi dhe kërkoi burrin e saj, por nuk mundi ta gjente. Ndërsa gruaja vazhdonte kërkimin, pa burrin e saj të shtrirë jashtë, në kopsht. Pastaj gruaja kuptoi se burri i saj ishte kafshuar nga qentë e tyre”.
Sydney Mungala, zëdhënës i Zambias, tha për ESPN: “Është një fund kaq tragjik. Shumë që e panë atë duke luajtur, veçanërisht tifozët e Mufulira Wanderers, shprehën trishtimin e tyre. Shumë e kujtojnë nga koha e tij me ekipin kombëtar, duke fituar titullin e parë të madh të Zambias që nga pavarësia”.




Jo "Sui" por festimi i ri i golit të Cristiano Ronaldo bëhet viral në rrjet!
Historia e plotë >


Nga ndeshje pa tifozë, tek pezullimet e lojtarëve/ FSHF “fundos” Tiranën
Historia e plotë >
VIDEO / Vedat Murriqi i jep sërish shpresë Mallorcas, shihni golin e tij...
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)

Konfindustria jep ALARMIN: Rritje e fortë e çmimit të naftës menjëherë pas zgjedhjeve vendore!
Aktualitet

Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi
Historia e plotë >


