
E RRALLË! Një prift në Napoli, kthen kishën... “në stadium”. Besimtarët gjatë shërbesës nisin të këndojnë “Saro con te”…
Tribuna e stadiumit "Diego Maradona" u transferua në një kishë në Napoli, ku prifti së bashku me besimtarët, thirrën sloganin e ‘Partenopeit’.
Napolitanët janë në gjendje dehjeje dhe... shthurjeje në orët e fundit, falë rikthimit të Napolit në fronin e futbollit italian. ‘Partenopei’ vulosi matematikisht “Scudetton” pas barazimit 1-1 ndaj Udineses dhe nga mbrëmja e së enjtes, tifozët e napoletanë u kënaqën me festime të egra, me "çmenduri" që arriti edhe te kishat.
Pamjet që u shpalosën në Katedralen e San Vitale në zonën Fuorigrotta, shumë pranë stadiumit “Diego Armando Maradona”, janë tipike për atë që po ndodh në Napoli orët e fundit.
Në veçanti, prifti mori mikrofonin në mes të shërbesës dhe filloi të këndonte këngën e njohur të tifozëve të Napolit, "Sarò con te" (Unë do të jem me ty). Menjëherë pasuan dhjetëra besimtarë që kishin ardhur në tempull, duke krijuar atmosphere feste…
Festa #scudetto a #Napoli, in chiesa parte il coro "Sarò con te" | https://t.co/7vgvRCBZPP pic.twitter.com/vveGc3LpZn
— occhionotizie.it (@occhio_notizie) May 4, 2023








ZYRTARE/ Leo Messi shuan zërat për skuadrën e re: Do luaj me...
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet



E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >
