Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E pazakontë! Koronavirusi i la pa asnjë portier, shikoni çfarë bën klubi skocez

E pazakontë! Koronavirusi i la pa asnjë portier, shikoni

Koronavirusi vazhdon të infektojë futbollistë të ndryshëm, teksa ajo që i ka ndodhur St Mirren është pothuajse e pabesueshme. Të tre portierët e ekipit që garon në elitën e futbollit skocez kanë rezultuar pozitivë.

Një lajm që ka zënë të papërgatitur stafin teknik të ekipit. Sot ishte ndeshja shtëpiake ndaj Hamilton. St Mirren kërkoi anulimin e saj për shkak të gjendjes së pazakontë, por kërkesa nuk u aprovua.

Zgjidhja erdhi nga Hearts, klubi që garon në Championship. Këta të fundit lejuan Bobby Zlamal të largohej drejt ekipit të ri. Portieri çek e nisi si titullar sfidën ndaj Hamilton, por 34-vjeçari nuk ia doli të evitonte humbjen e St Mirren, që u mposht 0-3 në fushën e vet.

E pazakontë! Koronavirusi i la pa asnjë portier, shikoni E pazakontë! Koronavirusi i la pa asnjë portier, shikoni

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore