Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E PAPRITUR/ Mesfushori i njohur i Barcelonës, mbyll kontratën dhe largohet pas 15 vitesh nga skuadra

E PAPRITUR/ Mesfushori i njohur i Barcelonës, mbyll kontratën dhe

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Mediet spanjolle bëjnë të ditur se me përfundimin e kontratës kapiteni do t’u japë lamtumirën katalanasve për të vazhduar një eksperiencë larg Europës.

Në moshën 34-vjeçare, spanjolli do të transferohet në kampionatit Amerikan tek Inter Miami. Busquets është pjesë e Barcelonës që prej sezoni 2008-2009 dhe gjithmonë ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm te katalanasit.

Edhe gjatë merkatos verore u përfol për një interes të klubit amerikan, megjithatë Busquets dëshironte të përfundonte kontratën e tij me Barcelonën, për t’u larguar si një kapiten i vërtet.

Sipas Super Sport në sezonin e ri që ka nisur mesfushori është parë si alternativë nga stoli nga trajnerin Xavi Hernandez, i cili ka luksin të zgjedh mes disa emrave, por mosha nuk premton më për spanjollin.

Në sezonin e fundit me Barcelonën në La Liga, Busquets zhvilloi 36 paraqitje dhe shënoi vetëm dy gola.

Ky është sezonin i pesëmbëdhjetë për të me fanellën e Barcelonës dhe pa dyshim në fund Busquets do të largohet si legjendë e klubit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore