Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E PADËGJUAR! Portieri i Dinamos rrëzohet në dush dhe çan kokën, në fushë e zëvendëson ... trajneri

E PADËGJUAR! Portieri i Dinamos rrëzohet në dush dhe çan

Një situatë komike, deri në kufijtë e absurdes, për një klub futbolli profesionist ka ndodhur në vendin tonë.

Dinamos nuk po i ecën fare në këtë periudhë me rezultatet në fushë, por edhe me gjendjen fizike të lojtarëve. Dëmtime të shumta që sjellin mungesa sistematike, por rasti i fundit është vërtet interesant.

Portieri Luka Krosta është dëmtuar para ndeshjes me Besëlidhjen dhe, sipas të gjitha gjasave, do të mungojë.

Mësohet se italiani është rrëzuar teksa bënte dush dhe ka pësuar një të çarë në kokë. Janë gjëra që mund të ndodhin, por që Dinamon e ka zënë ngushtë, sepse në skuadër ka vetëm portierin Sinan Dani, të riun që në merkaton e janarit u rikthye nga huazimi te Burreli.

Në këto kushte, klubi ka vendosur të rikthejë Edvan Bakajn, të cilin pak javë më parë e kaloi trajner portierësh te Dinamo U-19.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore